Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës i ka bërë thirrje Qeverisë që sot t’ ua ndajë pagat të gjithë mësimdhënësve

Vendimi i Qeverisë për uljen e pagave, nuk do të ekzekutohet derisa Gjykata Themelore të marrë me vendim përfundimtar

Gjykata Themelore e Prishtinës ka njoftuar se ka pranuar padinë e Shoqatës së Prokurorëve të Kosovës  kundër Qeverisë, zyrës së kryeministrit, Albin Kurti  dhe ka vendosur që të shtyjë vendimin e qeverisë për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Vendimi për uljen e pagave sipas vendimit të gjykatës nuk do të ekzekutohet derisa gjykata të marrë një vendim përfundimtar gjyqësor përkitazi me kërkesë-padinë e Shoqatës së Prokurorëve. Gjykata sot ka marr aktvendim me të cilin ka aprovuar propozimin e paditëses–propozueses, Shoqata e Prokurorëve të Kosovës, si të bazuar dhe ka shtyrë ekzekutimin e vendimit të datës 23.11.2022, të Qeverisë të   Republikës së Kosovës, derisa gjykata të vendosë me vendim përfundimtar gjyqësor, lidhur me këtë rast.

Kontrolloni gjithashtu

Skandal në Shërbimin Korrektues: Mujka, Haxhiu dhe Dibrani kapen në përgjime duke e graduar militantin që s’e kaloi testin

Komunikimet e zbardhura nga dosja e Prokurorisë, të siguruara ekskluzivisht nga VOX Kosova, nxjerrin në …