Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka kërkuar rritjen e pagave, por jo tërheqje parash nga Trusti

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës,  Lulzim Rafuna, ka kërkuar rritjen e pagave, por jo tërheqje parash nga Trusti. Sipas tij, rritja e pagave do të duhej të bëhej minimumi në vlerën e inflacionit, në mënyrë që qytetarët ta ndiejnë më pak krizën. Ai ka thënë se mirë do të ishte që trusti të mos prekej dhe të gjenden forma atë tjera që të ndihmohen qytetarët në këtë kohë të krizës. E mira do të ishte të gjinden forma tjera për t’u ndihmuar nëpërmjet paketave të ndryshme nga Qeveria e vendit. Kish me qenë e udhës ngritja e pagave, minimumi në vlerën e inflacionit, në mënyrë që qytetarët ta ndiejnë më pak çështjen e inflacionit. Në mungesë të saj qytetarët janë të detyruar ta kërkojnë tërheqje e trustit, që sa më pak të ndiejnë efektin e inflacionit”.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Abdixhiku ironizon Kurtin: “Leje pushkën, kape ndonjë kazmë e qit ndonjë punë në dritë”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është shfaqur i ashpër dhe ironik ndaj …