Ylli Mece

YLLI MEÇE: GRUSHTI….. QË TMERROI POLITIKEN, EVROPËN, MADJE DHE AMERIKËN

E pa pritura në kufijtë e një tragjikomedie që shkaktoi turbullime të mëdha në politikën shqiptare madje dhe opinionin ndërkombëtar, sigurisht që një do të ndodhte, në mos në këtë formë në një tjetër, në mos kaq e butë, në një formë mbase edhe më të ashpër.

Po a e meritonte Saliu atë grusht në surratin e tij?

Sigurisht që jo !

Sepse ai i riu fatzi pa e kuptuar ndyti dhe bëri shumë pis dorën e vet, duke qëlluar një kërmë të dekompozuar.

Kush e ndoqi ngjarjen nëpërmjet ekranit dhe sidomos në të pastajmen me siguri e ka kuptuar se këtë akt Saliu e shfrytëzoi me një mjeshtëri prej horri për të akuzuar kundërshtarët e vet politikë. Ky akt, atij i dha zemër e bëri madje më kurajë në rrugën e vet të marrëzisë politike. Por ky akt tmerroi dhe trembi dhe lepujt socialistë, të cilët vepruan dhe vrapuan të parët që të solidarizoheshin me dhimbjen shpirtërore të Saliut dhe të dënonin aktin e të riut i cili guxoi e ngriti grushtin kundër një kryekrimineli me damkë.

Së pari, mesazhin e dënimit të aktit dhe marrjen me të mirë duke i fërkuar kokën Saliut e bëri Presidenti, më vonë për çudinë më të madhe Ambasadorja Amerikane Juria e Kimit, disa diplomatë të kurvës Evropë, vet Rama të cilit përherë i “shkojnë nga shtatë” prej Salës dhe kështu me radhë krerë të pozitës dhe të opozitës. Po si është e mundur?! Po për atë djalosh që e rrahën në mënyrën më barbare si nuk u kujtua kush që të merrte barbaret e truprojës së turpit e t’i shoqëronin në komisariatin më të afërt për ushtrim dhune në publik? Përse për te njëjtin veprim paska dy masa e dy pesha të ndryshme?

Që Esat Pashën të cilin e ekzekutoi Avni Rustemi në mes te Parist në mezin e qershorit 1920 e shpallën të lirë e di shteti ynë se përse? E di Presidenti Begaj, K/ministri Rama, Juri Kim dhe gjithë ambasadoret e Evropës se ai u shpall i pafajshëm ngaqë krimineli me damkë daja i a. Zogut i kishte sjellë aq dëme e fatkeqësi Atdheut? Çudi sa i ngjashëm Esat Toptani me Sali “Tankun”!

Po a e meritonte Saliu një grusht qoftë ky grusht i fuqishëm dhe i popullit?

Kurrë sesi jo, sepse të godasësh Salën jo vetëm se ndyn grushtin tënd por në këtë rast dënimi është aq i lehtë saqë më shumë dhemb grushti, se sa vet surrati i kryekriminelit dhe për rrjedhojë nuk ja vlen se është pak.

Të ishte ky vallë një paralajmërim për të gjithë superstrukturën shtetërore dhe diplomacinë botërore se për çdo problem që nuk gjendet zgjidhje e drejtë, ose që lihet në harresë të qëllimshme, ka një limit të caktuar durimi ?

Ju drejtohem ju Presidenti ynë, ju Kryeministër, ju ambasadore, ju përfaqësuese e Amerikës, nuk i kini njohur ju krimet e kësaj mostre ndaj Atdheut tim ?

Po që ata bij nënash të cilët u vodhën nga ky kryebandit e krye kusar si dhe nga kriminelët e tjerë të “preshit e të arrave”në vitet 97-të i nuk ju janë dhimbsur?

Po ata bij nënash të cilët u rrethuan nga ushtria e këtij bastardi i cili vrau në Sheshin e Flamurit në Vlorë Artur Rustemin dhe mbas tij, për një periudhe gati një vjeçare më shumë se 2000 djem nënash a nuk ju dhimbsen ju?

 Po populli shqiptar i cili po përjetonte tragjedinë nuk ju u dhimbs, kur ky kryekriminel urdhëronte avionët te fillonin bombardimin ndaj të ashtuquajturve rebelë?

Ne ishim rebelë me të vërtetë, por pa me thuaj ti Presidenti i vendit tim, ti Kryeministër dhe ju ambasadorë, se cili popull nuk do rebelohej nëse vidhej poshtërohej dhe vritej?

Ju e toleruat duke formuar të ashtuquajturën ”Qeveri të pajtimit kombëtar”. Por vet fjala “pajtim” le të kuptosh se dikush ishte fajtor dhe për hatër të unitetit të shqiptarëve duhej të pajtoheshim. Po shumë e vërtetë që duhej pajtimi, por pajtim me krimin dhe kriminelët s’ka e s’mund të ketë, sepse ndryshe krimi dhe kriminelët të hipin në qafë sikurse na hipën.

Pajtimi duhej bërë duke filluar nga ndëshkimi i fajtorëve të tragjedisë apokaliptike.

 Ja përse duhej vepruar qysh në vitet 97- 98-të, por ju dhe bythë lëvizurit dhe lepujt socialistë, preferuat më mirë një Sali kriminel e krye kusar, se sa një popull dinjitoz që të jetonte i lirë me bijtë e vet në tokën e vet e të begatë, që ju i shkrumbuat sa e sa herë me lëshimet tuaja.

Toleranca e juaj, bëri që mostra të rrëmbente përsëri tankun dhe me arkivole në dyert e institucioneve t’ju kërcënonte.. dhe ju u zhyet në pantallona përsëri nga frika madje një pjesë e juaja mori dhe arratinë në vendet fqinje.

Po pse ndodhi kjo?

 Sepse juve nuk ju, intereson populli por ruani” tajaren” tuaj për të mos thënë se ju jeni gati sozia e tij e moderuar, pra e njëjta medalje në vlerë veç ana tjetër e saj.

Ju si zhonglerë politikë që jini e gënjeni popullin me datën e çlirimit e teksa nga ana tjetër riabilitoni banditët e kriminelët e nazi – fashizmit.

Heshtni, kur populli këndon ndonjë këngë për Enverin, apo dhe partizane, madje buzëqeshini, teksa nga ana tjetër me anë të një organizmi që në popull e quajnë “instit-muten” kërkoni të shikoni krimet e komunizmit.

Jini po ju ata që kërkoni rishikimin e figurës së Enverit (Rama 1991) duke shpallur të gjithë komandantët e komisaret e luftës si kriminelë, madje dhe dëshmorët ishit po ju, që i vratë për herë të dytë.

Të riabilitosh M.Frashërin, A. Zogun , H.Matjanin M. Bajraktarin,e diversantët që na vranë Cucat e Malsisë dhe pastaj të kesh hero populli A. Rustemin, B.Bibën, H. Çinon dhe heronjtë e Shkodrës, është e njëjtë sikur ju t’i ri pushkatoni për së dyti, por kësaj radhe para tradhtarëve. Ju tmerroheni dhe u dhimbset aq shumë kjo kufomë politike, aq sa dhe vrapuat ta ngushëlloni Saliun “të dashurin tuaj armik”, madje e dënuat me forcë atë të ri që natyra e paska dënuar, para se të bënte”krimin mizor e barbar”.

Po pse nuk u prononcuat ju lepujt socialistë kur legjendën Shefqet Peçi “Heroin e popullit” të Brigadës së V -të “Heroinë” e morën me barelë? E dini ju se ky hero ka qenë dy herë i dënuar me vdekje nga fashizmi dhe në fakt vdiq në burgun e neofashistëve në Tiranë? Ju që ju dhimbsej kaq shumë Atdheu pse nuk u ngritët në demonstrata për të mbrojtur këtë hero ose pse nuk i kërkuat Parlamentit të asaj kohe ta nxirrnit nga burgu sepse me atë rast nuk mbronit Shefqetin, por veprën heroike të baballarëve e nënave tuaja ish partizanë e partizane që dolën maleve për liri ?

Ju nuk mund ta bënit dot këtë gjë sepse Saliu ju ka vendosur të gjithëve në rresht madje tërë kohën ju mban nën komandën “gatitu”, aq të madh e ka ai ndikimin te ju dhe aq shumë “dhisni gjak” para tij, aq, sa që edhe kur ai hodhi në erë një fshat të tërë dhe vrau 26 të pafajshëm, për interesat korruptive të tij dhe familjes së tij, ju shkuat dhe e ngushëlluat madje Rama gati sa nuk i shkoi me paketë cigareje për baxhanakun e tij që “Sala nuk kish aspak dijeni “se ai na qënkej atje i punësuar, madje ka zera që nuk e dinte as për Zenin e as për Mediun. ( edhe tani Rama përsëri e ka mundësinë që t’i shkoje me komposto Salës, sipas traditës).

Sikur të mos mjaftonin këto krime ai me fytyrën e tij prej një “lebrozi politik” dhe me duart gjer në bërryl me gjak përgjaku sërish bulevardin nga ku sipër këtyre martirëve si për ironi të fatit në të njëjtin bulevard ju vendosët në foto-pllakata të gjithë krimineleve te Shqipërisë gjasme viktima të komunizmit dhe kavja mostër e cila po qelb dynjanë ulërinte nga ekranet.

”Provojeni dhe një herë po jua u mbajti”!

Ai nuk e ka për gjë as brenda llojit të vet të sulmojë madje dihet dhe artistikisht që vampirët nuk rrinë dot pa pirë gjak dhe në mos e paçin mundësinë për ta pirë, të paktën duan ta shikojnë atë, ndryshe ata s’mund të jetojnë.

Tashmë, me kredon politike që fitoi Saliu dhe me kurajën që ju së bashku me ambasadoret e zuskës Evropë por dhe nga ndryshimi i drejtimit të flugerit të barometrit amerikan, Sala ka marrë e do marrë zemër.

Ai përsëri do të vijë në pushtet, sepse dhe Amerika dhe Evropa ja dhanë mesazhet që nuk kanë ndërmend ta heqin as nga politika as nga parlamenti dhe as nga pasuritë marramendëse. Përgëzime z. Presidentit, përgëzime z.Rama! Përgëzime Evropës dhe Jurisë së Amerikës!

Hallall gjaku që pi or Sali Berisha !

 

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …