Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po qëndron për një vizitë zyrtare, në Azerbajxhan

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të vizitës në Azerjbajxhan,  u takua  me kryetarin e këtij shteti aziatik, Ilham Alijev, në kryeqytetin Baku. Ai  theksoi me këtë rast se, në takim u bë një bilanc i ecurisë së marrëdhënieve mes dy vendeve, pas vizitës së Alijevit në Shqipëri, ku u vendosën piketa të rëndësishme konkrete, të  bashkëpunimit. Gjithashtu, në këtë takim Rama falënderoi kryetarin Aliyev, për dekretin presidencial të hapjes të ambasadës së Azerbajxhanit në Tiranë. Në këtë vizitë, kryeministri Edi  Rama, shoqërohet nga zëvendë-kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.(ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Flakadanët e lirisë në Gllogjan, mesazhi i Dukagjinit para verdiktit të Hagës: “Çlirimtarët nuk janë vetëm”

Gllogjani është bërë të dielën një tjetër pikë e mobilizimit publik në prag të shpalljes …