Quint-i: Nuk përzihemi në zgjedhjen e ministrave të rinj

Quint-i: Nuk përzihemi në zgjedhjen e ministrave të rinj

Përfaqësues të vendeve të Quint-it kanë bërë të ditur se nuk do të përzihen në zgjedhjen e ministrave të rinj në Qeverinë e Kosovës, porse kanë nënvizuar nevojën e zgjedhjes së njerëzve të besueshëm që do të jenë në krye të ministrive. Ndryshime në kabinetin qeveritar pritet të ketë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në atë të Drejtësisë, të cilët do të jenë të propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës. Përfaqësues të ambasadave të SHBA, Gjermanisë dhe Britanisë kanë mohuar të jenë të përfshirë në procesin e përzgjedhjes së ministrave të rinj, pasi që siç thonë ata, kjo çështje i takon Qeverisë së Kosovës. Sidoqoftë, ata kanë përsëritur që në krye të ministrive në fjalë të emërohen njerëz të kualifikuar dhe të besueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Ehat Miftaraj: Ndërrimi i personit nuk e rinis afatin gjashtëmujor për ushtruesin e detyrës së presidentit

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se kufizimi kushtetues …