leoni

Azem Syla

Ish-komandantit të UÇK-së, Azem Syla, ia kanë vazhduar paraburgimin edhe për tre muaj të tjerë

Gjykata Themelore e Prishtinës, me kërkesë të prokurorisë së EULEX-it ia ka vazhduar paraburgimin, Azem Sylës edhe për tre muaj të tjerë, ka bërë të ditur avokati, Tomë Gashi, i cili edhe e ka kundërshtuar vendimin. Azem Syla ka një muaj që po mbahet në paraburgim, pasi është në mesin e 50 personave të dyshuar për keqpërdorime në procesin e shpronësimit të disa pronave në Cagllavicë. Përveç tij e njëjta gjykatë u ka shqiptuar nga  tre muaj tjerë paraburgim edhe shtatë personave të tjerë të dyshuar te të njëjti grup. Avokat i Azem Sylës, Tomë Gashi ka thënë me këtë raste se “vazhdimi i paraburgimit deri më 27 gusht 2016 është krejtësisht i panevojshëm, ngase hetimet do të vërtetojnë pafajësinë e tij”. Ai ka shpjeguar me këtë raste e ekipit të mbrojtësve së shpejti do t’ i bashkohen avokatët  me renome botërore Gregor Guy Smith dhe Colleen Rohan, të cilët kanë mbrojtur me sukses  edhe disa komandantë të UÇK-së në Tribunalin e Hagës.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza shfaq dyshime lidhur me komunikimin e njërit prej organizatorëve të sulmit në veri të Kosovës me Mimoza Kusarin

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ngritur një zë kritik në lidhje me dialogun me …