Angelika Veits

Angelika Viets: Gjermania është duke ndjekur me interesim çështjen e demarkacionit Kosovë-Mali i Zi

Në një intervistë për “Kosovapress”, mbasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, ka deklaruar se shteti gjerman është duke ndjekur me interesim të madh çështjen e marrëveshjes për demarkacionin Kosovë-Mali i Zi. Ajo  ka thënë se verifikimet për çështjen e demarkacionit tashmë janë kryer edhe nga ekspertët ndërkombëtarë dhe rezultatet tregojnë për të njëjtin vlerësim si edhe të Komisionit Shtetëror për shënimin dhe mirëmbajtjen e kufirit të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Murat Meha. Ambasadorja është shprehur e habitur se pse opozita nuk po gjen të tjera tema për trajtim. Si duket, opozita nuk ka asnjë temë tjetër për ta trajtuar. Ata si duket kanë nevojë që të flasin edhe më shumë lidhur me këtë temë. Mirëpo, sa na përket neve nuk na lejohet që të komentojmë lidhur me këtë. E dimë që amerikanët e kanë bërë një verifikim të kësaj marrëveshje, gjithashtu ka pasur një grup ekspertësh në Komisionin e themeluar nga ish presidentja dhe ata e kanë verifikuar edhe një herë këtë marrëveshje. Po ashtu, anëtar i këtij grupi ka qenë edhe një shtetas gjerman me renome në këtë fushë. Të gjithë këta kanë arritur tek i njëjti rezultat sikur Komisioni shtetëror i kryesuar nga z. Murat Meha”, ka deklaruar ambasadorja Viets.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …