Brickos

Sulmi në Rusi

Përparimi befasues i ISIS-it në rajonin e dy qyteteve nën kontroll të kryengritësve sirianë

Të paktën 100 mijë njerëz janë bllokuar përgjatë kufirit të Sirisë me Turqinë, pasi Shteti Islamik depërtoi nëpër territorin nën kontroll të kryengritësve të provincës siriane të Halepit.  Përparimi befasues i ISIS-it në rajonin e dy qyteteve nën kontroll të kryengritësve sirianë ndodhi në moment kur xhihadistët ballafaqohen me ofensivë nga lindja në provincën Raka, ku gjendet qyteti me emër të njëjtë, të cilin grupi e shpalli për kryeqendër të  Kalifatit të tyre Islamik. “Luftëtarë të IS-it e prenë rrugën kryesore mes qyteteve kryengritësve Azaz, në afërsi të kufirit turk dhe qytetit Mare”, deklaroi gazetari Mamun Jativ, i cili gjendet në Azaz. Përfaqësuesi i organizatës “Mjek pa kufij”, Pablo Marko deklaroi se për shkak të përparimit të tyre zbatohet evakuim i pacientëve nga spitali në qytetin Al Salamah. “Ne jemi të shqetësuar për fatin e spitalit tonë dhe pacientëve tanë, Vlerësojmë se 100.000 njerëz janë të bllokuar mes kufirit turk dhe linjës së frontit”, theksoi Marko.

Kontrolloni gjithashtu

RrGK: Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zë ri i grave dhe vajzave

Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot …