Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dënuar sulmet kundër EULEX-it dhe Policisë së Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dënuar sulmet e bandave serbe kundër EULEX-it dhe Policisë së Kosovës. Ai ka shkruar se rishfaqja e barrikadave në Veri të Kosovës, bie ndesh me çdo ligj dialogu, madje komplikon më tej çdo gjë. “Sulmet mbi EULEX janë të dënueshme pa asnjë ekuivok ashtu siç është i dënueshëm çdo akt dhune ndaj policisë së Kosovës. Rishfaqja e barrikadave në Veri të Kosovës, bie ndesh me çdo ligj e çdo frymë dialogu e jo vetëm nuk zgjidh asgjë, po përkundrazi komplikon më tej çdo gjë!” ka shkruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Si u katandisëm të blejmë edhe misër të helmuar nga Serbia, kur tokën tonë pjellore e kemi lënë djerrë?

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë asgjësoi 5.56 tonë misër të importuar nga Serbia, pasi analizat …