Organizatat e dala nga lufta e UÇK – së, do të zhvillojnë aktivitete tematike, homazhe e rrugëtim me rastin e 14 dhjetorit, ditës së rënies së Mujë Krasniqit e 41 dëshmorëve te kombit.
Më14.12.2022 prej orës 9 deri në orën 10.00 bëhen homazhe dhe vendosen kurora me lule te varrezat e 41 dëshmorëve të Kombit. Ndërsa prej orës 12 vendosje e kurorave me lule dhe Homazhe te vendi i rënies së dëshmorëve, te Likenet e Hasit, në Pashtrik.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
