Forcat paqeruajtëse të KFOR-it, kanë kërkuar nga institucionet e Kosovës dhe Serbisë që çështjet t’i zgjedhin përmes dialogut

Aktualisht situata e sigurisë në veri të Kosovës vazhdon të mbetet e rëndë,  edhe pse në 24 orët e fundit nuk është raportuar për ndonjë incident. Lidhur me situatën e krijuar në Veri forcat paqeruajtëse të  KFOR-it, kanë  kërkuar nga institucionet e Kosovës dhe Serbisë që çështjet t’i zgjedhin përmes dialogut. E vetmja rrugë drejt paqes është që Beogradi dhe Prishtina t’i zgjidhin çështjet e tyre përmes dialogut dhe të arrijnë një zgjidhje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve. Është e rëndësishme të shmanget çdo përshkallëzim i ri. KFOR-i mbetet  jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së, thuhet në një deklarim të autoriteteve të KFOR-it.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …