Ivana Stradner

Ivana Stradner: Situata në veri të Kosovës, është më serioze dhe mund të përshkallëzohet nga Beogradi dhe nga ndikimi rus

Ivana Stradner, bashkëpunëtore shkencore në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracisë në Uashington, ka deklaruar se situata në veri të Kosovës, për dallim nga herët e tjera, është më serioze dhe mund të përshkallëzohet për shkak të provokimeve shtesë, si nga Beogradi, ashtu edhe nga ndikimi rus.  Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ajo thotë se NATO-ja duhet të përdorë retorikën që do t’ia bëjë të ditur Serbisë dhe Rusisë se nuk është fjala për një  lodër. Rusisë, për ta destabilizuar Perëndimin, nuk i duhet që t’i shtyjë tanket në Uashington ose në Bruksel, por i mjafton që të krijojë vatra të reja, në mënyrë që pesha e përqendrimit të zhvendoset plotësisht në veprimet e  tjera. Dhe, këtu nuk bëhet fjalë vetëm për Kosovën, pasi Rusisë i konvenon konflikti në Ballkan dhe aty, ajo tashmë  po zhvillon luftë hibride. Zonja Ivana Stradner thotë se Rusia kurrë nuk ka investuar vetëm në një parti ose në një njeri dhe ngjashëm ka ndodhur edhe në Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

AAK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka refuzuar ftesën për takim me kryeministrin, Albin Kurti

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka refuzuar ftesën për takim me kryeministrin Albin Kurti, …