leoni

KFOR e zhvillon sot një stërvitje rutinore trajnimi që përfshinë helikopterë të shumtë në të gjithë Kosovën

Koloneli gjerman i KFOR-it, Egon Frank, paralajmëron një përshkallëzim të mundshëm dhe tensione të përtëritura në Kosovë

Eprori i kontingjentit gjerman të KFOR-it, koloneli, Egon Frank, paralajmëron një përshkallëzim mes tensioneve të përtëritura në Kosovë. Ai saktësoi se aktualisht ekziston një rrezik i përhershëm që situata e sigurisë të përkeqësohet në kohën më të shkurtër të mundshme”, tha ai për portalin  gjerman “Welt”. Koloneli, Egon Frank sqaroi se në veri të Kosovës ekziston një nivel i lartë i zhgënjimit për situatën e përgjithshme. Situata e brishtë në veri është për shkak të “krimit të organizuar, strukturave paralele serbe dhe potencialit të pandryshuar për konflikt ndëretnik”. Përveç kësaj, populli serb në veri të Kosovës përdoret “si instrument i ndikimit nga aktorë të ndryshëm të Beogradit zyrtar. Megjithatë, Koloneli gjerman garantoi se operacioni ushtarak ndërkombëtar i udhëhequr nga NATO, KFOR-i është “i detyrueshëm dhe i domosdoshëm për sigurimin e paqes dhe stabilizimin e situatës në terren”.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Shoqata e Veteranëve “Roja e Kohës” ka paralajmëruar se nuk do të rrinë duarkryq nëse vonon konstituimi i Kuvendit

Shoqata e Veteranëve “Roja e Kohës” ka paralajmëruar se nuk do të rrinë duarkryq nëse …