Serwer

Daniel Serwer: Shqipëria, Kosova e Maqedonia kanë zgjedhur përfundimisht Brukselin në vend të Moskës, por jo edhe Serbia

Analisti çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Daniel Serwer, ka thënë se Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia kanë zgjedhur përfundimisht Brukselin në vend të Moskës, derisa Serbia ka lëvizur përfundimisht në drejtimin rus. Ai saktësoi  se Serbia refuzoi përsëri të rreshtohej me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë dhe  denoncoi liderët shqiptarë dhe serbët e Kosovës të gatshëm të merrnin pjesë në qeverinë e saj në terma raciste. Miqtë e Beogradit shkatërruan një zyrë përgjegjëse për mbajtjen e zgjedhjeve komunale në pjesën me shumicë serbe në Kosovë”, tha Serwer gjatë një diskutimi në Këshillin e Atlantikut. Server ka theksuar se kryetari  i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar që trupat serbe të kthehen në Kosovë, derisa ka shtuar se “kjo do të shkaktonte dhunë serioze, pasi sipas tij, miqtë e Vuçiqit në Moskë janë të kënaqur”. Serwer saktësoi me këtë rast se amerikanët nuk e kanë përshtatur politikën e tyre duke marrë parasysh realitetin aktual.

Kontrolloni gjithashtu

Obiliqi mbetet vatër e ndotjes – Termocentralet tejkalojnë kufijtë e lejuar për gazrat helmues

Termocentralet në Obiliq vazhdojnë të tejkalojnë ndjeshëm kufijtë e lejuar të ndotjes për gazra të …