Nevenka Tromp: Kosova duhet të ekzistojë në kufijtë aktualë shtetërorë që posedon

Ekspertja e çështjeve të Ballkanit, Nevenka Tromp ka pohuar se Kosova duhet të ekzistojë në kufijtë aktualë shtetërorë që i disponon. Serbia ka filluar një rrugë tjetër paralele për të destabilizuar Kosovën dhe për të krijuar më shumë kaos, ka thënë Nevenka Tromp, ligjëruese e Studimeve për Evropën Lindore në Universitetin e Amsterdamit.  Tromp ka thënë se Serbia asnjëherë nuk ka hequr dorë nga territori i Kosovës. Duke komentuar zhvillimet në veri të vendit, ku serbët kanë vendosur barrikada, Tromp ka theksuar se Serbia do të provojë të keqpërdorë çdo situatë politike që të përfitojë nga veriu i Kosovës. “Serbia tani ka filluar një rrugë tjetër paralele për të destabilizuar Kosovën dhe për të krijuar më shumë kaos në atë mënyrë që puna e vështirë që është bërë prej më shumë se 10 vjetësh, që nga viti 2008 e tutje,të përmbyset. Dhe ajo për të cilën po flas është fakti që serbët e Kosovës shkonin në zgjedhje në të kaluarën, serbët e Kosovës morën pjesë në pushtetin ekzekutiv, dhe tani puna shumë e vështirë që është bërë deri tani është sfiduar dhe mund të zhbëhet, dhe gjithçka që tani po ndodh thjesht destabilizon arritjet e Kosovës që nga viti 2008, dhe fatkeqësisht fakti që gjykata (Speciale) ka nxjerrë aktgjykimin e saj të parë dhe fakti që pala kosovare shqiptare ka bashkëpunuar me gjykatën dhe po e mbështet akoma, pavarësisht mangësive të saj, nuk mundet, absolutisht nuk mundet të kompensojë shumë çështje të hapura politike që Serbia çdo herë shtron në tavolinë sepse Serbia kurrë nuk ka hequr dorë nga territori i Kosovës, dhe Serbia të paktën do të përpiqet të përdorë dhe abuzojë çdo situatë politike për të kërkuar që së paku veriu i Kosovës dhe Asociacioni i komuniteteve serbe të jenë realisht të bashkuar me pronat serbe”, ka thënë Tromp në një intervistë për  Kosovapress”.

Kontrolloni gjithashtu

Rrjeti i Grave të Kosovës

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK)[1] shpreh shqetësimin për publikimin e fundit të Kornizës së Shpenzimeve Afatmesme…

Mungesa e Konsultimeve Publike për Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) I nderuar Kryeministër i Republikës …