Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj, sqaroi në tërësi takimin që kishte me Milan Radojçiqin në veri të Kosovës, disa vjet më parë

Haradinaj ka ka deklaruar se Vetëvendosja nxiti një debat prapë se unë kam vizuar Radojiçiqin në shtëpinë e tij ose ndryshe të them në vend qëndrimin e tij. Po i pyes shqiptarët në përgjithësi, Kosovën si është ky raport kush ka shkuar në Veri. Ka shkuar kryeministri i Kosovës që është nën juridiksion, e kuptoni që është sovraniteti, që është Kushtetuta. Kush ka shkuar tjetër, ish- komandanti i UÇK për zonën e Dukagjinit që e ka kryer shumë mirë punën e vet… çka nënkuptonte ajo vizitë – nënkuptonte një vetëbesim dhe një fuqi për depërtimin e Kosovës në veri çdo kund çdo pjesë. Në kohën kur kam shkuar unë, ai nuk ka qenë i akuzuar dhe me asnjë precedent penal a ligjor më pastaj ka ndodh… Mu në atë shtëpinë ku kam shkuar unë, më pas ka shkuar Policia e Kosovës që është hera e parë prej ekzistencës së shtetit, por ligji e ka bërë këtë jo unë. Shikoni patriotizmi falso dhe ata që kanë mungesë patriotizmi dhe kanë mosbesim ndaj vetvetes i ikin kësaj. Amerikanët negociojnë me talibanë, kanë negociuar dhe kanë siguruar largimin nga Afganistani sepse kanë pas plan të rigrupohen… Vizita te zyrtarëve të Kosovës në veri kudo qofshin atje, janë mënyra që të krijohet një besim i ndërsjellë, mënyra për ta depërtuar Kosovën dhe zbutjen e atyre njerëzve ndaj Kosovës”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …