Antonio Tajani: Do të organizohet një konferencë italiane në Trieste për Ballkanin, veçmas për Kosovën e Serbinë

Antonio Tajani: Do të organizohet një konferencë italiane në Trieste për Ballkanin, veçmas për Kosovën e Serbinë

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka thënë se në janar do ta organizojë një lloj konference italiane për Ballkanin në Trieste, për të përgatitur “një sërë nismash politike”. Tajani  konsideron me të drejtë  se ka shumë tensione mes Kosovës dhe Serbisë, andaj ne po mundohemi të bëjmë gjithçka që situata të mos përshkallëzohet. Janë një mijë ushtarë italianë në kufi që garantojnë stabilitet dhe paqe dhe vlerësohen nga serbët dhe nga qytetarët e Kosovës ka shtuar ministri italian, Antonio Tajani  duke nënvizuar se Italia dëshiron të jetë protagoniste.  pasi këto janë territore afër kufijve tanë dhe si pjesë e Evropës”.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …