Vucic

Aleksandar Vuçiq, shprehet shumë i zemëruar kundër Turqisë, e cila ka paralajmëruar se do të furnizojë Kosovën me dronët, “Bajraktar”

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë vizitës në Azerbajxhan ka shprehur zemërimin e tij  kundër Turqisë, e cila ka paralajmëruar se do të furnizojë Kosovën me dronët “Bajraktar”. Vuçiqi, duke komentuar lajmin se Turqia do të armatosë Kosovën me dronët “Bajraktar  tha se ky nuk është as lajm i lehtë dhe as i mirë për ne dhe kjo do të ndikojë në marrëdhëniet tona, edhe pse ne e respektojmë shumë kryetarin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.  Vuçiqi, me këtë rast ka sulmuar edhe Gjermaninë, ndërsa r ka quajtur anti-serb ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, duke thënë se ai njihet për deklarata kundër serbëve, pasi Gjermania kërkon të dominojë plotësisht në Ballkan. Reagimi i Vuçiqit kundër ambasadorit Rohde vjen pas deklaratës  së  tij se barrikadat e vendosura në veri të Kosovës duhet të hiqen deri në Krishtlindje.

 

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza: Një nga urat në veri kushtoi 10 herë më shumë, ekziston rreziku i vërshimeve

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka shprehur shqetësim lidhur me një nga urat …