leoni

Mbledhja Kosovë-Shqipëri

Më 3 qershor në Prishtinë do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë

Në vazhdën e takimeve, të rregullta, por të rralla dhe pa ndonjë efekt të veçantë  është paralajmëruar që më 3 qershor, në Prishtinë, të zhvillohet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. Sipas njoftimeve të mëhershme në rend të ditës do të jenë zbatimi i marrëveshjeve të deritashme dhe lidhja e marrëveshjeve të reja në përputhje me interesat e dyanshme. Energjetika dhe shkëmbimet tregtare Kosovë-Shqipëri do të jenë temat kryesore që diskutohen në mbledhjen e përbashkët ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. “Sa i përket portit të Durrësit, vendimi mund të ndodh brenda muajit qershor-korrik” kishte pohuar ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi. Ai tha se arritja e marrëveshjes energjetike do të bëjë që të dyja vendet të kenë përfitime të mëdha, si në çmimin e rrymës, ashtu edhe në furnizim. Të rëndësishme e ka cilësuar edhe marrëveshjen për aktivizimin e portit të Durrësit nga ana e Kosovës, ku sipas tij, kjo marrëveshje do të eliminojë barrierat që hasin bizneset gjatë transportit të mallrave. Sipas tij, shumë shpejtë pritet që në portin e Durrësit të vendoset pika doganore e Kosovës. Ky është takimi i tretë që mbahet mes dy qeverive. Takimi i parë ishte mbajtur në Prizren në vitin 2014 , i dyti në Tiranë në vitin 2015. Mjerisht takimet e tilla ende janë larg mundësive të natyrshme të bashkëpunimit që në kushte dhe rrethana të sotme do të duhej të intensifikoheshin në të gjitha drejtimet.

Kontrolloni gjithashtu

Mjet i pashpërthyer i Luftës së Dytë Botërore gjendet në pyllin e Kaçanikut

Një qytetar nga Kaçaniku ka raportuar të enjten në polici se kishte hasur në një …