leoni

Dimitri Medvedev

Dimitri Medvedev, parashikon që në vitin e ardhshëm të ketë luftë midis Gjermanisë e Francës ndërsa në Amerikë luftë civile

Ish-kryetari i Rusisë Dimitri Medvedev, një besnik i kryetarit aktual, Vladimir Putin i cili mori një detyrë të re këtë javë, parashikoi se vitin e ardhshëm do të ketë luftë midis Gjermanisë dhe Francës ndërsa në Shtetet e Bashkuara do të ketë një luftë civile që do të çonte në zgjedhjen e Elon Muskut si kryetar. Medvedev, tani në postin e nënkryetarit të Këshillit rus të sigurisë, shërbeu si kryetar gjatë një periudhe katërvjeçare kur Vladimir  Putin mbante postin e kryeministrit. Ai duket se është ngritur përsëri në detyrë në Kremlin. Në listën e tij të parashikimeve për vitin 2023, të publikuar në llogaritë e tij personale në Telegram dhe Twitter, zoti Medvedev parashikoi gjithashtu ribashkimin e Britanisë në BE-në, e cila sipas tij, nga ana tjetër do të shpërbëhet. Elon Musk, iu përgjigj sugjerimit se ai do të zgjidhej kryetari i Amerikës  duke postuar një “Mesazh Epik!!”, por ai kritikoi gjithashtu disa nga parashikimet e zotit Medvedev. Ky i fundit e ka lavdëruar zotin Musk për propozimin e bërë në të kaluarën që Ukraina t’i japë Rusisë territor, në këmbim të një marrëveshje paqeje.

Kontrolloni gjithashtu

OVLUÇK ka njoftuar se ka interesim të madh për të marr pjesë në protestë në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se ka interesim …