Lirohet pika kufitare në Merdare, pasi autoritetet e Kosovës pranuan kushtet e Serbisë për heqjen e barrikadave

Lirohet pika kufitare në Merdare, pasi autoritetet e Kosovës pranuan kushtet e Serbisë për heqjen e barrikadave

Pasi autoritetet e Kosovës pranuan kushte e Serbisë për heqjen e barrikadave,  Policia e Kosovës ka njoftuar se pika kufitare në Merdarë lirohet për qarkullim. Bazuar në informacionet e fundit, rruga e cila ishte bllokuar me 27 dhjetor në kilometrin e dytë brenda në Serbi, sot  është liruar për qarkullim. Andaj, njoftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët tani se pikë kalimi kufitar në Merdare, është liruar për qarkullim dhe i është kthyer normalitetit të plotë, ka njoftuar Policia e Kosovës, pa dhenë ndonjë koment se pse ishte vendosur dhe pse është liruar sot pika  kufitare në Merdarë, nga pjesa kufitare e Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Postimi i ministres së jashtme, Donika Shvarc për raketat në Poloni, ka ngjallur reagime të shumta

Paradoksi i Donika Gërvallës: Para dhjetë vjetësh kërkonte dorëheqje, sot përballet me të njëjtën kërkesë

Para dhjetë vjetësh, pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit, Donika Gërvalla kërkonte …