leoni

Rozeta Hajdari

Ministrja, Rozeta Hajdari u shpall fajtore dhe u dënua me gjobë në shumën 700 euro, për mos deklarim të pasurisë

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Penal ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarës,  Rozeta Hajdari për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”. E akuzuara Rozeta Hajdari është shpallur fajtore dhe është dënuar me dënim me gjobë në shumën 700 euro, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditëve nga dita kur ky Aktgjykim të bëhet i plotfuqishëm. E akuzuara në cilësinë e zyrtares së lartë publike, duke qenë e vetëdijshme për detyrimin e saj ligjor nuk e ka respektuar Ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik. Kundër këtij aktgjykimi është e lejuar ankesa në afat prej 15  ditëve nga koha e pranimit të të njëjtit, në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …