leoni

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani sot do të qëndrojë në Kosovë për vizitë njëditore

Bujar Osmani: Lufta në Ukrainë dominon kryesimin e Maqedonisë së Veriut në OSBE

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se lufta në Ukrainë do të dominojë kryesimin e Maqedonisë së Veriut me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Ai tha se komunikimi me Rusinë dhe nëse do të vendoset një dialog thelbësor, do të varet nga qëndrimi i Moskës ndaj parimeve dhe angazhimeve të OSBE-së. “Ne si kryesues nuk do të lejojmë asnjë kompromis sa i përket parimeve të OSBE-së që duhet të respektohen nga Rusia”, derisa ka treguar prioritetet që do të jenë në fokus të kryesimit njëvjeçar të Shkupit me OSBE-në. Ministri Osmani tha se aktualisht nuk ka mision të OSBE-së në Ukrainë pasi Rusia vendosi veton ndaj misionit, por se Maqedonia e Veriut, sipas tij, do të duhet të gjejë një mënyrë për ta kthyer atë  në Ukrainë.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …