Albin Kurti

Albin Kurti: Planin e BE-së të mbështetur nga Franca dhe Gjermania ne e kemi pranuar, por Serbia e ka refuzuar atë

Kryeministri,  Albin Kurti, duke folur për  planin franko-gjerman ka theksuar sërish se Serbia e ka refuzuar atë ndërsa Kosova e ka konsideruar si bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme. Planin e BE-së të mbështetur nga Franca dhe Gjermania ne e kemi parë si bazë të mirë për bisedime, ndërsa Serbia e ka refuzuar atë në mbledhjen e Këshillit nacional të sigurisë në Beograd, të mbajtur me 27 tetor 2022, me vendim unanim”, ka deklaruar Kurti. Sipas Kurtit, ajo që duhet të ndodhë për këtë marrëveshje është që të ketë trysni mbi Beogradin nga BE-ja. Vizita e këshilltarit të lartë të Departamentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Derek Collet në Kosovë po vjen në një moment të rëndësishëm ku afrohet edhe një-vjetori i luftës në Ukrainë, ku sipas tij Serbia jo vetëm që nuk e ka dënuar agresionin rus por ka bërë tri marrëveshje të rëndësishme me federatën ruse.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kosova nuk figuron në agjendën e takimit të Këshillit të Evropës në maj 2025

Në agjendën e publikuar për takimin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, i …