Në 48 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës janë shënuar dy raste me Covid-19

Në 48 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar dy raste me Covid-19. Kjo është bërë e ditur nga ana e IKSHPK-së në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin për menaxhimin e situatës me Covid-19 në Komunën e Malishevës. Gjendja e përgjithshme me Covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë në vitin 2020, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 4267 raste, prej tyre 4178 janë shëruar, 87 kanë vdekur, ndërsa aktiv janë 2 raste. Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me Covid-19 në Komunën e Malishevës, kërkon nga të gjithë qytetarët, të respektojnë rekomandimet e institucioneve përgjegjëse shëndetësore, për mbrojtje dhe mos përhapje të virusit Covid-19, duke ju shmangur grumbullimeve dhe të vendosin maska në vendet e caktuara.

Kontrolloni gjithashtu

OVL e UÇK-së dhe Komuna Rahovecit organizojnë aktivitete të shumta me rastin e shënimit të javës së dëshmorëve dhe “Betejës së 12 Majit 1998 -Beteja e Anadrinit”

Organizata e Veteranëve të Luftes së UÇK-së dhe Komuna e Rahovecit organizon aktivitete të shumta …