Kroacia ka mbështetur Kosovën për t’u pranuar vend anëtar në Këshillin e Evropës

Kroacia ka mbështetur Kosovën për t’u pranuar vend anëtar në Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Kroacisë në Asamblenë e Këshillit të Evropës, Domagoj Hajdukoviq ka thënë se Kosova është gati për anëtarësim në strukturat evropiane. Ai po ashtu theksoi se me pranimin e Kosovës në këtë mekanizëm, përfitojnë të gjithë. Inkurajoj kolegët që ta mbështesin aplikimin e Kosovës për Këshillin e Evropës, i bëj thirrje Këshillit të Ministrave që ta vënë këtë vendim në asamblenë tonë kështu që të vazhdojmë me pranimin e Kosovës. Mendoj se të gjithë, jo vetëm kosovarët, por të gjithë do të përfitojnë nga një anëtar i ri. Mendoj se Kosova është gati dhe ne jemi gati për Kosovën”, ka deklaruar ai.Edhe Britania e Madhe ka mbështetur këtë proces. Xhon  Howel, iniciues i debatit, tha se aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk duhet të mbahet peng i përparimit të dialogut me Serbinë. Pos Britanisë edhe disa shtete të tjera kanë shprehur gatishmërinë për ta mbështetur Kosovës në këtë mekanizëm të rëndësishëm ndërkombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka mirëkuptim për Greqinë sepse atje edhe ka studiuar

Ditmir Bushati: Pas heqjes së masave, BE duhet t’i japë Kosovës statusin e kandidatit

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar pas vendimit të Bashkimit …