Kryetari amerikan, Xho Biden, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk do të dërgojnë avionë luftarakë F-16 në Ukrainë

Kryetari amerikan, Xho Biden, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk do të dërgojnë avionë luftarakë F-16 në Ukrainë, edhe pse presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se Franca nuk e përjashton dërgimin e tyre nëse plotësohen disa kushte. Emanuel Macron u pyet më 30 janar në një konferencë të përbashkët shtypi në Hagë me kryeministrin holandez, Mark Rutte, nëse Franca po shqyrtonte dërgimin e avionëve luftarakë. “Asgjë nuk është e përjashtuar, por disa kushte duhet të plotësohen së pari”, tha ai, pa dhënë më shumë detaje. Ukraina do të duhet të kërkojë zyrtarisht avionët, tha Macron, i cili takohet sot  me ministrin ukrainas të Mbrojtjes, Aleksej  Reznikov, në Paris. Mark Rutte tha se Ukraina nuk kishte kërkuar zyrtarisht avionë luftarakë F-16 nga Holanda dhe aktualisht “nuk flitet për dërgimin e F-16 në Ukrainë.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …