leoni

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur për shpenzimin e parasë publike në qeverisjen e Kurtit

L. Abdixhiku: Caktimi i koeficientit prej 105 euro për pagat e punëtorëve të sektorit publik, është paralajmërim i braktisjes së vendit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka thënë se caktimi i koeficientit prej 105 euro për pagat e punëtorëve të sektorit publik është paralajmërim  i braktisjes edhe më të madhe të vendit, nga qytetarët tanë. Ky koeficient është goditje e radhës ndaj mjekëve, mësuesve, policëve, ushtarëve e gjithë shërbyesve publikë. LDK-ja ka propozuar koeficient në vlerë prej 125. Gjithçka më pak se aq është ulje e pagave për disa e mosrritje për të tjerët. Është injorim i inflacionit e kushteve të rënduara të jetesës. Këtë propozim do të dërgojmë menjëherë edhe si amendament në Kuvend. Është kjo një qeveri të  shpërputhur  nga realiteti, vendi ynë nuk e meriton. Kosova meriton më mirë, Kosova mundet më shumë, ka shkruar Lumir Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

OVLUÇK ka njoftuar se ka interesim të madh për të marr pjesë në protestë në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se ka interesim …