Albin Kurti

Albin Kurti: Asociacioni duhet të jetë në fuqi me Kushtetutën e ligjet e Kosovës, nuk mund të jetë mono-etnik, duhet ta ndërrojë emrin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në mënyrë më eksplicite se asnjëherë në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe. “Shteti normal demokratik nuk i diskriminon pakicat por i mbron ato… normalizimi i jashtëm i marrëdhënieve duhet t’i kontribuojë normalizimit të brendshëm”. “Asociacioni mund të konsiderohet me këto kushte: Duhet të jetë në fuqi me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, nuk mund të jetë mono-etnik, duhet ta ndërrojë emrin, duhet t’i shërbejë bashkëpunimit horizontal të komunave, nuk duhet të jetë barrë e institucioneve qendrore, ka thënë Kurti. Si kushte   tjera ai ka përmendur edhe shpërbërjen e strukturave ilegale dhe dorëzimin e armëve ilegale. Kryeministri i Kosovës  ka thënë se duhet të ketë reciprocitet në lidhje me çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Republikën e Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …