Brickos

AKP

Deputetë të partive opozitare kanë thënë se Qeveria Kurti nuk përmbushi zotimin për shuarjen e AKP-së

Deputetë të partive opozitare kanë thënë se Qeveria Kurti nuk përmbushi zotimin e për shuarjen e Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka përkujtuar se ndonëse gjatë fushatës zgjedhore Lëvizja Vetëvendosja ka thënë se procesi i privatizimi ka qenë i dëmshëm dhe se nëse viejnë në pushtet do ta shuajnë Agjencinë Kosovare të Privatizimit, kjo qeveri ende nuk e ka bërë këtë. “Tanimë jemi në prag të dy vjetorit të kësaj partie në pushtet të kësaj Qeverie dhe AKP-ja nuk është mbyllur, në fakt është afruar edhe më shumë tek kryeministri i Kosovës, pra ka kaluar si pjesë e zyrës së kryeministrit duke raportuar drejtpërdrejtë kryeministrit dhe gjatë këtyre dy viteve në pushtet të kësaj partie, AKP-ja vazhdon procesin e privatizimit të aseteve shoqërore të Republikës së Kosovës dhe tashmë nën drejtim të vet kryeministrit të Kosovës sepse thashë që kryeshefi i AKP-së tanimë i raporton kryeministrit të Kosovës”, ka deklaruar  deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa. Edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka thënë se ndonëse gjatë fushatës zgjedhore Lëvizja Vetëvendosje është zotuar se nëse vijnë në pushtet, do të mbyllet AKP-ja, ky zotim ende nuk është përmbushur.

Kontrolloni gjithashtu

Konfirmohet zyrtarisht se Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin …