Ylli Mece

YLLI MEÇE: DEMOSTRATA NË FUND TË DIMRIT E FAMILJES BERISHA

Tashmë i madh dhe i vogël jo vetëm brenda trojeve tona, por dhe jashtë tyre e kanë fare te qartë se demonstrata e organizuar këtë fund dimri nga opozita, është thjeshtë jo vetëm një orvatje e familjes “Berisha”, por dhe një presion i madh për organet e drejtësisë që para se të merren me Salën t’i venë mirë gishtin kokës, sepse në të pastajmen do kenë të bëjnë me të.

Momenti i skandalit të shefit të kundërzbulimit amerikan Mek Gonigal, ishte një nga rastësitë më fatlume të tij mbas përkrahijes që i bëri Amerika dhe vet Doris Pack të cilët i shpëtuan lëkurën, nga tragjedia e madhe që pësoi populli shqiptar në vitin 1997, tragjedi kjo nga më të rëndat dhe që lidhet direkt jo vetëm me fajet personale të tij por dhe partisë që ai drejtonte në atë kohë. Natyrisht, ligësitë e karakterit nuk janë cilësi të përkohshme të cilat shfaqen vetëm një apo dy herë. Jo, ligësia shpirtërore e njeriut është një cilësi që e bashkëshoqëron individin tërë jetën e vet. Të ulesh e të numërosh ligësitë e karakterit të tij individul të cilat janë shoqëruar me krime të përbindshme do të duheshin më shumë se “përrallat arabe të 1001 netëve”, madje nga mania që ka ai për tu dukur “kurdoherë i pari” qoftë dhe me krime, do ia lejonte vetes ti shtoheshin me këtë rast dhe përrallat me kinezë apo si i thonë “kinezërira “ Situata e krijuar me çarvalitjen e Partisë së tij e cila kurdoherë ka qenë një fatkeqësi e madhe për shqiptarët e ri nxjerr përsëri në skenë këtë figurë të urryer dhe familjarisht vrastare e cila me kohë duhej të kish dalë përpara drejtësisë.

Po pse nuk e vendosën Sali Berishën në bankën e të akuzuarve ?

Sepse në më të shumtat e rasteve ka qenë vet Partia Socialiste ajo që i ka ledhatuar kokën, sepse dhe vet kjo parti ashtu si Saliu ka qenë e inkriminuar sidomos në aferat e ndryshme korruptive në fushën e ekonomisë, fushë kjo aq e preferuar e socialistëve e cila manifestohet jo vetëm me marrjen e borxheve për llogari të shqiptarëve dhe Shqipërisë, por dhe me një shkallë të lartë përvetësimi të një pjese të tyre duke futur në lojë “ortakët” financues në sistemin e zgjedhjeve elektorale qofshin ato vendore apo qendrore ortakë këta të cilët jo vetëm shpërblehen me anë të tenderave dhe privilegjeve të tjera ekonomike, por që marrin përsipër dhe korruptimin e administratës shtetërore nga qendra e deri në bazë.

Besoj se lexuesve apo çdo shqiptari i kujtohet Gerdeci kur Rama në vend te shkonte e ngushëllonte familjet e viktimave ngushëlloi Saliun.

Sistemi i drejtësisë çdo gjë mund të bëjë por kurrë se si nuk do të mund të bëjë drejtësi sepse tentakulat e “familjes Berisha” janë shtrirë gjatë e gjerë, aq sa në fakt janë ata që marrin vendimet për drejtësinë që i emërojnë apo dhe i mbrojnë me qëllim që i gjithë ky sistem të shërbejë “sistem blindues” për t’u mbrojtur. “Antiamerikanizmi berishian” në fakt nuk ishte aspak antiameriknizem, por një frikë e madhe shumë e cila falë zvarritjeve “nën maskën e procedurave hetimore” i dha kohë kësaj mostre që të rimarrë veten dhe tashmë luan fort me kartën e “dashurisë amerikane”, dashuri kjo që i duhet atij dhe familjes së tij që ende u pikojnë duart gjak prej “katër dëshmorëve të bulevardit”.

Rama u betua se do te bënte drejtësi.

E çfarë lesh drejtësie është kjo kur viktimat u vranë nga pushteti, kur vet inkuizitori e deklaroi hapur ne Tv “Provojeni dhe një herë po ju u mbajti”? SPAK-u dhe e gjithë administrata e drejtësisë ose duhet të shkrihen, ose ata që pengojnë zbatimin e ligjit ndaj kriminelëve duhen pushur nga puna dhe arrestuar të gjithë si bashkëpunëtorë në fshehjen e krimit.

Rrugë të mesme nuk ka.

Të gjithë pa përjashtim në SPAK, ose janë frikacakë ose bashkëpunëtorë të familjes Berisha e cila lundron në gjakun dhe pasurinë e shqiptarëve.

A ka trima në këto institucione që të zbatojnë ligjin?

Nëse nuk ka do të thotë se afatet që po arrijnë dekada janë tregues të qartë se nuk kanë për tu dënuar kurrë.

“Trimi Berishë “, tashmë që doli nga “reaminacioni politik” dhe që po bëhet pjesëtar aktiv po e luan po me aq hipokrizi “kartën e luftës kundër korrupsionit” saqë të le me gojë hapur. Të besosh Saliun se do luftojë korrupsionin do të ishte e njëjtë që të besosh se ujku si rezultat teorisë darviniste të evolucionit e ka humbur tashmë natyrën e tij si një kafshë grabitqare.

Po pse i duhet demonstrata e 11 shkurtit Salës?

Së pari ai do që tu tregojë ndërkombëtarëve se është ai dhe vetëm ai që bën opozitën vërtete, se është ai dhe vetëm ai që mund të shkulë me rrënjë korrupsionin që ka mbërthyer për gryke gjithë Shqipërinë, se është ai dhe vetëm ai Partia e vërtetë Demokratike dhe jo kush ka vulën, se është Sliu ai që nëpërmjet ndryshimeve sasiore te sjellë ndryshimet cilësore aq të dobishme për Shqipërinë.

Nga na tjetër, indirekt ai u thotë amerikanëve se përpara se të merreni me punët e mia, shikoni një herë punët tuaja sepse punët tona ne i rregullojmë vet. Veçse duhet theksuar se për rigjallërimin dhe rivendosjen përsëri në politikë xha Saliut i ka ardhur në ndihmë dhe vet PS-ja, sepse ajo me shkallën e lartë të korrupsionit dhe me rritjen nivelit të varfërisë së shqiptarëve nuk ka bërë gjë tjetër veçse është në konkurrencë të madhe në rrugën e krimit, konkurrencë kjo që e paguajmë vetëm ne shqiptarët. Sigurisht demonstrata do të zhvillohet, po a mund të luftohet kurrupsioni nga kështjella berishiane e korrupsionit?

A mund të luftohet krimi nga një krye kriminel? A mund të mendojë për popullin ai që hodhi në luftë falangat fashiste të 97-tes kundër popullit të vet? Absolutisht që jo! Atëherë përse i duhet demonstrata? E thjeshtë fare. Saliu kërkon të shpëtojë kokën e tij të Zenit dhe gjithë familjes, pa në djall Mediu me gjithë Lulin e Alibeun që kërkon të rikthejë bejlerët e rinj!

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxha (1966): Kosova është shqiptare, mbetet shqiptare dhe i përket Shqipërisë

Enver Hoxha (1908-1985) nderohet e respektohet në Kosovë, asnjë fjalë e keqe për Josip Broz Titon në Shqipëri, prej vitit 1991

Në Kosovë, ishte idealizuar dhe në masë idealizohet edhe sot Enver Hoxha. Në Kosovë janë …