Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit

Derek Chollet mirëpriti pranimin e planit evropian nga Albin Kurti për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë

Këshilltari i lartë i Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet, ka njoftuar se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet një telefonate. Ai  e ka mirëpritur  pranimin e planit evropian nga Albin Kurti për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Chollet ka kërkuar zbatimin e këtij plani në mënyrë që të dyja vende të përfitojnë. Tani na duhet zbatimi për të siguruar përfitime të rëndësishme për të dy vendet, ka saktësuar  këshilltari i lartë i Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet. Albin Kurti tashmë ka pranuar planin gjermano frëng për modelin e dy gjermanive, të cilat ishin pranuar që  të dyja në OKB dhe më në fund u bashkuan në një shtet të vetëm.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku godet Kurtin: Qeveria e zhytur në afera, “pastërtia” është gënjeshtër

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin …