Termeti turqi

Të paktën 20 mijë 665 njerëz humbën jetën dhe 80 mijë të tjerë u lënduan nga dy tërmetet e forta që goditën Turqinë jugore

Të paktën 20 mijë 665 njerëz kanë humbur jetën dhe 80 mijë e 88 të tjerë janë lënduar nga dy tërmetet e forta që goditën Turqinë  jugore të hënën, njoftoi Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave,  transmeton Anadolu. AFAD tha në një deklaratë se në terren aktualisht po punojnë më shumë se 166.000 pjesëtarë të ekipeve të kërkim-shpëtimit. Gjithsej 92 mijë 700 njerëz janë evakuuar nga rajonet e goditura nga tërmeti. Kryetari i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dje tha se vendi po përballet me një nga fatkeqësitë më të mëdha në historinë e saj. Për të inspektuar përpjekjet e kërkimit, shpëtimit dhe ndihmës, Erdoğan ka vizituar deri më tani provincat Kahramanmaraş, Hatay, Adana, Gaziantep, Osmanije, Kilish, Adıjaman dhe Malata, ku ka takuar të prekurit nga tërmetet. Parlamenti turk të enjten miratoi gjendjen e jashtëzakonshme tremujore për të përshpejtuar përpjekjet e ndihmës. Turqia po mbanë  shtatë ditë zie kombëtare me rastin e këtij tërmeti shkatërrues, i cili mori mijëra jetë njerëzish.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …