Protesta e mbiquajtur “kombëtare, ” e thirrur nga ish-kryeministri, Sali Berisha i shpallur non grata në Amerikës dhe në Britaninë e Madhe, i akuzuar për korrupsion, ka përfunduar për më pak se dy orë edhe pse kishte premtuar se do të vazhdonte pa parashikim, deri në dorëheqjen e kryeministrit, Edi Rama. Mediat ndërkombëtare i kanë bërë një pasqyrim të dobët kësaj proteste duke afishuar disa foto. Në përgjithësi tubimi ishte i qetë, me përjashtim të disa momenteve në fund kur protestuesit hodhën bomba molotov në drejtim të godinës së kryeministrisë. Për pasojë u lëndua lehtë një efektiv policie, ndërsa deri më tani janë shoqëruar 3 persona. Retorika e organizatorit, Sali Berisha është kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat e kanë shpallur non grata, ndërkohë në protestë u panë flamuj të BE dhe të Amerikës Berisha bëri të ditur se protesta e radhës do të mbahet të hënën para parlamentit.
