Sali Berisha

Deputetet e Partisë Socialiste depozituan në Kuvend një deklaratë ku dënojnë gjuhën e përdorur nga kryetari i PD-së, Sali Berisha

Deputetet e Partisë Socialiste depozituan në Kuvend një deklaratë ku dënojnë gjuhën e përdorur nga kryetari i PD-së, Sali Berisha. Në emër të deputeteve të PS-së, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali kërkoi marrjen e masave disiplinore nga organet kompetente të Kuvendit për Berishën. “Deputeti Sali Berisha ka arritur së fundmi një kulm të patolerueshëm në kapërcimin e çdo kufiri etik, përmes një agresioni vulgar që ka cënuar rëndë jo thjesht dinjitetin e ministreve dhe deputeteve të shumicës, po edhe të vetë Kuvendit të Shqipërisë. Ky individ i shpallur non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe për minim të demokracisë dhe korrupsion madhor, ka minuar prej kohësh urat e komunikimit publik, duke e korruptuar deri në ekstrem gjuhën me helmet e urrejtjes, shpifjeve dhe fyerjeve më brutale. Ditët e fundit ai e ka përshkallëzuar paturpësinë e tij tradicionale, duke sulmuar me një vrazhdësi të skajshme edhe ambasadorët e këtyre dy vendeve. Ky agresion i kryqëzuar me fantazitë monstruoze të videove kompromentuese ndaj të gjithë të lartpërmendurve, që deputeti Sali Berisha ka thënë publikisht se i ka po nuk do t’i bëjë publike, s’ka asnjë mundësi të lihet të kalojë s’i shumë përdalësi të tjera të gjuhës së këtij shpifësi veteran”, thuhet në deklaratë.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi thotë se nuk jemi opozitë e llojit të Vetëvendosjes, snuk vijmë në pushtet me anë të dhunës

PDK i jep goditjen finale Kurtit: Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, deklaroi se PDK nuk do të marrë …