leoni

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier, e ka uruar Kosovën në 15-vjetorin e pavarësisë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Xhefri Hovenier, e ka uruar Kosovën në 15-vjetorin e pavarësisë. Ai ka thënë  me këtë rast se ka pasur nderin që të jetë pjesë e historisë së përbashkët të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke parë hapat e mëdhenj që janë bërë gjatë këtyre 15 viteve pas pavarësisë. Diplomati amerikan thotë se  Amerika është krenare për përkrahjen e hershme dhe të qëndrueshme që i ka dhënë Kosovës dhe për partneritetin me popullin e Kosovës. “Kam pasur privilegjin dhe nderin të jem pjesë e historisë sonë të përbashkët, duke parë Kosovën duke bërë hapa të mëdhenj gjatë 15 viteve të fundit. Shtetet e Bashkuara janë krenare për mbështetjen tonë të hershme dhe të qëndrueshme për dhe partneritetin me popullin e Kosovës, Kemi qenë me ju prej fillimi dhe partneriteti ynë mbetet i fortë si guri, saktësoi  ambasadori amerikan në Kosovë, Xhefri  Hovenier.

 

Kontrolloni gjithashtu

Nga retorika kundër “Të Parit” te ngulmimi për pozitën: Albin Kurti dhe qasja e tanishme ndaj kryeparlamentares

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka refuzuar për disa javë me radhë të ndryshojë emrin …