Besnik Tahiri

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka drejtuar kritika të shumta në adresës të Qeverisë Kurti

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka drejtuar kritika të shumta në adresës të Qeverisë Kurti. Deputeti, Besnik Tahiri ka shkruar se për dy vite me radh, qytetari i Kosovës po merr vetëm fjalë, premtime boshe dhe reflektim se çka ka ndodhë qe 20 vjet. “Është e pabesueshme të shihet se si krerët e shtetit shkojnë në konferenca ndërkombëtare, në takime në shtete të ndryshme, në vizita bilaterale që janë të pakta, dhe për çudi e habi, nuk ka asnjë efekt, asnjë projekt, asnjë benifit për qytetarët e Kosovës. Kryeministri ishte tri javë në Amerikë, premtoi investime e korporata, por nuk ndodhi asgjë. Nuk po ndodh, tash e dy vjet asgjë, koha kur një lider i shtetit del në një fotografi dhe tregon që takoi dikë, është kohë e tejkaluar. Për dy vite, qytetari i Kosovës po merr vetëm fjalë, premtime boshe dhe reflektim se çka ka ndodhë qe 20 vjet. E pabesueshme, por e vërtetë” kas shkruar deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Opozita thërret ZRRE në raportim, LDK: Transparenca u sigurua pa mbështetjen e VV-së

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Janina Ymeri, ka bërë të ditur se Zyra e …