Ka ndërruar jetë nënoficeri i FSK-së, Rreshter shtabor Shefki Sylejman Pajaziti

Forca e Sigurisë së Kosovës ka lëshuar njoftimin për të gjithë pjesëtarët e FSK-së dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, ku ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshter shtabor Shefki Sylejman Pajaziti, dje  në  orët e vona të mbrëmjes pas një sulmi kardiak. Në emër të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës i shprehim ngushëllime familjes, të gjithë pjesëtarëve të FSK-së, shokëve dhe bashkëluftëtarëve. Varrimi bëhet nesër, e premte (24.02.2023), me namazin e xhumas 12:00, në varrezat e fshatit Smrekonicë.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK-së, dega në Deçan: Me 21.01.2026, në varrezat e fshatit Sllup, në ora 14:00, varroset Zyme Mazrekaj

Njoftim: Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së – dega në Deçan njofton me pikëllim …