Toby Vogel: Plani franko-gjerman shkon në favor të Serbisë, pasi Serbia nuk detyrohet që ta njohë pavarësinë e Kosovës

Eksperti dhe analisti i zhvillimeve që lidhen me rajonin e Ballkanit Perëndimor, Toby Vogel ka folur për “Zërin e Amerikës” lidhur me takimin e 27 shkurtit që do të mbahet në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarit  serb, Aleksander Vuçiq. Ai konsideron se  në versionet që janë publikuar deri tani, të propozimit franko-gjerman, e që janë ende të pavërtetuara nëse janë autentike, del se zgjidhja bazuar në këtë plan mund të funksionojë në favor të Serbisë, pasi  sipas planit franko-gjerman, Serbia nuk detyrohet që ta njohë pavarësinë e Kosovës. Asnjë nga versionet e teksteve që dolën në publik nuk parashikonte njohjen e Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur. Kjo është ajo që tregon pa mëdyshje se propozimi evropian duhet të jetë një lloj marrëveshjeje e përkohshme – sepse ai përfundimtar duhet të çojë në zgjidhjen e asaj çështjeje të veçantë. Kjo më çon në interpretimin se marrëveshja përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk do të arrihet nga të dyja palët për një kohë të gjatë ”, ka thënë mes tjerash eksperti, Toby Vogel.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se janë dy milion e 69 mijë e 98 qytetar me të drejtë vote

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se janë dy milion e 69 mijë …