Biden

Joe Biden: Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përgjigjen nëse Kina do të furnizonte Rusinë me armë

Kryetari amerikan, Joe Biden, në një intervistë për televizionin amerikan ABC news, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përgjigjen nëse Kina do të furnizonte Rusinë me armë. Ai ka saktësuar me këtë rast se  tani për tani  nuk ka asnjë provë që Pekini synon të ndërmarrë këtë hap.  Nëse Pekini do të furnizonte me armë forcat e Vladimir Putinit, do të kalonte një kufi që të tjerët e kanë tejkaluar. Si përgjigje ne kemi vendosur sanksione shumë të ashpra. Joe Biden përsëriti synimin e tij për të kandiduar edhe  për një mandat të dytë në vitin 2024, por gjithashtu pranoi se është “legjitime” që njerëzit të bëjnë pyetje për moshën e tij. Por ka shumë gjëra që duhet të arrijmë në një afat të shkurtër përpara se të fillojë një fushatë, tha presidenti amerikan, Bajden tani në moshën 80-vjeçare, kryetari  më i vjetër në detyrë në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …