Lumir Abdixhiu

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, paraqiti mocionin e tij për raportimin e kryeministrit, Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar mocionin e tij për raportimin e kryeministrit Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës për takimin e tij më 27 shkurt me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel dhe darkodimin e tij me planin e BE-së. Ai ka përsëritur pikat shqetësuese nga marrëveshja që Kurti është dakorduar e që sipas tij, është parathënia e marrëveshjes dhe neni 7 dhe 10 i propozimit të BE-së. Frika e mazhorancës nga fjala jonë është dëshmi e të vërtetës sonë për të trajtuar një temë jetike si çështja e dialogut. Ne kërkojmë të trajtojmë gjithë marrëveshjen e arritur më 27 shkurt në Bruksel e të pa prezantuar në Bruksel. Dhe të flasim për parathënien e marrëveshjes të mbajtur fshehtë nga kryeministri i Kosovës në seancën e fundit të cilën e la në gjysmë”. “Të dyja palët konfirmojnë detyrimet e tyre për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të dialogut nga e kaluara. Ai ka pranuar zbatimin e të gjitha marrëveshjeve përfshirë edhe asociacionin. Albin Kurti nuk mund të akuzohet për marrëveshjet paraprake në të cilat përfshihet edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe, por ai ka sjellë diçka më të keqe se këto.

Kontrolloni gjithashtu

OVLUÇK ka njoftuar se ka interesim të madh për të marr pjesë në protestë në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se ka interesim …