Përkatësia e vulës dhe logos së Partisë Demokratike pritet të zgjidhet sot nga Gjykata e Apelit, në Shqipëri

Përkatësia e vulës dhe logos së Partisë Demokratike pritet të zgjidhet sot nga Gjykata e Apelit, në Shqipëri

Përkatësia e vulës dhe logos së Partisë Demokratike pritet të zgjidhet sot nga Gjykata e Apelit, në Shqipëri. Pasi seancat gjyqësore janë shtyrë disa herë, sot gjykata mund të dalë me një vendim ku do të mësohet nëse partia më e  madhe opozitare do të jetë nën drejtimin e Enkelejd Alibeajt apo Sali Berishës. Ndërkohë, në një njëjtën kohë, ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur një protestë. Protestuesit do të mblidhen para Kryeministrisë rreth orës 12:00. Berisha ka deklaruar për mediat se kjo protestë nuk ka lidhje me gjyqin, ndërkohë që nuk ka dhënë një përgjigje nëse është i gatshëm të pranojë vendimin që do të japë Gjykata e Apelit, nëse vula e Partisë i jepet kundërshtarit të tij politik brenda radhëve, Enkelejd Alibeaj. (Top Channel)

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …