Lideri, Ramush Haradinaj ka thënë se Prekazi është vend që na jep forcë për t’u përballur me të gjitha sfidat

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vlerësuar se Prekazi është vend që na jep forcë për t’u përballur me të gjitha sfidat që e presin Kosovën. Gjatë vizitës në këtë vendbanim të shquar për trimëri e heroizëm, ai ka thënë se Prekazi është vendi ku ka ndodhur kthesa e vetëdijes tonë kombëtare. “Sot më 5 mars me bashkëluftëtar nga gjitha trevat e Kosovës dhe trojet shqiptare, me kolegë deputetë, kryetar të komunave, të rinj e të reja po nderojmë këtu në Prekaz, në vendin ku ka ndodhur kthesa e vetëdijes tonë kombëtare, e vetëdijes për çlirim, ku i gjithë populli pranoi kushtrimin prej këtu për të luftuar deri në çlirim, Në këtë vend pushojnë legjendarët tanë, komandanti ynë, Adem Jashari dhe familja Jashari, po ashtu prej këtij vendi nisemi më të fortë çdoherë për të gjitha ato sfida e punë që na presin” ka thënë mes tjerash gjatë qëndrimit në Prekaz, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Në Itali punojnë 250 mijë shqiptarë në mënyrë të rregullt dhe shumë të tjerë ilegalisht

Ka arritur në 20 numri i punëtorë qëkanë humbur jetën në vendin e punës

Ka arritur në 20 numri i punëtorë qëkanë humbur jetën në vendin e punës, nga …