Ambasadori i Kinës në Amerikës, Qin Gang, tha se qeveria kineze nuk e dinte se do të bëhej luftë në Ukrainë

Qin Gang: Shtetet e Bashkuara duhet të ndryshojnë pikëpamjen e shtrembëruar karshi Kinës ose mund të vijë deri te konfrontimi

Ministri i Jashtëm i Kinës, Qin Gang, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të ndryshojnë pikëpamjen e shtrembëruar karshi Kinës ose do të pasojë konflikti dhe konfrontimi. Ai e mbrojti qëndrimin e Pekinit lidhur me luftën në Ukrainë dhe raportet e ngushta me Rusinë. Amerika  është angazhuar në shtypjen dhe kontrollin e Kinës në vend se të angazhohet në konkurrencë të drejtë dhe të bazuar në rregulla, tha ministri i Jashtëm kinez për gazetarët në margjinat e mbledhjes vjetore parlamentare në Pekin. Perceptimi dhe pikëpamjet e Shteteve të Bashkuara për Kinën janë thellësisht të shtrembëruara shtoi  ministri Gang, që është këshilltar i kryetarit të Kinës, Xi Xhin ping, dhe deri vonë ishte edhe ambasador i Kinës në Uashington. Raportet mes dy superfuqive botërore janë të tensionuara për vite me radhë për një sërë çështjesh, përfshirë Tajvanin, tregtinë dhe së fundmi edhe për luftën në Ukrainë. Por, muajve të fundit raportet u përkeqësuan pasi Amerika rrëzoi një balonë në hapësirën e saj ajrore dhe tha se ajo ishte një balonë kineze e spiunazhit.

Kontrolloni gjithashtu

Nazim Rahimi: Situata me pandeminë Covid-19 ka ndikuar në planifikimin e të hyrave në ARKEP

Kosova ende pa projektbuxhetin për vitin 2027, hendeku me Shqipërinë zgjerohet

Ndërsa Shqipëria planifikon buxhet prej 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, Kosova ende nuk ka …