leoni

Ji Xinping

Ji Xinpingut iu besua edhe një mandat i tretë pesëvjeçar, në postin e kryetarit të Kinës

Miratimi i emërimit të  kryetarit,  Xi  Xhin ping në ceremoninë e Kongresit Kombëtar Popullor ishte diçka e pritur dhe e paramenduar, pasi lideri ka lënë mënjanë rivalët e mundshëm politikë dhe ka mbushur radhët e larta të Partisë Komuniste që udhëheq vendin me mbështetësit e tij, që nga marrja e pushtetit në vitin 2012. Vota për  z. Xi në Kongresin Kombëtar Popullor ishte unanime, me 2 mijë 952 pro dhe asnjë kundër. Anëtarët e këtij Kongresi emërohen nga partia në pushtet. Zotëriu Xi, 69 vjeçar, ishte emëruar për një mandat të tretë pesëvjeçar si sekretar i përgjithshëm i partisë në tetor, duke thyer një traditë sipas së cilës udhëheqësit kinezë e dorëzojnë pushtetin një herë në dekadë. Një kufi i vendosur për dy mandate për presidencën e Kinës u fshi më heret nga Kushtetuta kineze duke nxitur sugjerime se ai mund të qëndrojë në pushtet edhe më gjatë.

Kontrolloni gjithashtu

Liburn Aliu

Pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryeparlamentar, Liburn Aliu jep dorëheqje

Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka dhënë dorëheqje nga …