Dhjetëra mijëra izraelitë dolën në rrugë të shtunën për të protestuar ndaj politikave të krahut të djathtë të kryeministrit Benjamin Netanjahu dhe reformës së planifikuar që do të kufizonte kompetencat e gjyqësorit, raporton Anadolu. Izraelitët kanë mbajtur demonstrata çdo të shtunë kundër reformës gjyqësore të qeverisë së koalicionit të ekstremit të djathtë të udhëhequr nga Netanyahu. Ata dolën sërish në rrugë të shtunën në javën e dhjetë radhazi të protestave të mbajtura në dhjetëra qytete, duke përfshirë Tel Avivin, Haifan, Kudsin Perëndimor, Bersheban dhe Netanjan. Përfaqësues nga OJQ të ndryshme mbajtën fjalime pro-demokracisë në një skenë të ngritur në sheshin Kaplan të Tel Avivit pranë kompleksit qeveritar. Demonstruesit brohoritën gjithashtu parulla kundër Netanjahut, ministrit të Sigurisë Kombëtare dhe ministrit të Financave.
Kontrolloni gjithashtu
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Milorad Gjokoviqin: Viktimat nuk kërkojnë hakmarrje, por drejtësi
Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar që Milorad Gjokoviq të shpallet fajtor për krime lufte …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
