Memli krasniqi: Ende punë për të bërë që pjesëtarët e Policisë së Kosovës të kenë trajtim dinjitoz

Memli Krasniqi: Nuk pres që në takimin e nesërm në Ohër të Maqedonisë të arrihet ndonjë marrëveshje në mes të Kosovës e Serbisë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, nuk pret që në takimin e nesërm në Ohër të Maqedonisë të arrihet ndonjë  marrëveshje në mes të Kosovës  e Serbisë për shkak se palët në bisedime  kanë dallime rreth planit evropian. Memli Krasniqi  ka sqaruar se edhe nëse nënshkruhet plani nga kryeministri Kurti dhe kryetari serb, Vuçiq,  PDK-ja nuk do të përkrah atë për shkak se pika e shtatë e tij ku flitet për Asociacionin do t’i jap autonomi komunave me shumicë serbe. Ua them me bindje të plotë se të shtunën nuk do të nënshkruhet asgjë, ashtu siç nuk është nënshkruar as  më 27 shkurt  në Bruksel, as në Ohër të shtunën nuk do të ketë kurrfarë nënshkrimi. Për këtë jam më se i sigurt, ka saktësuar, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli ia pret hovin VV-së: Seancë pa 61 vota nuk ka

Analisti i KDI-së, Eugen Cakolli, ka hedhur ujë të ftohtë mbi përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje …