Josep Borrell: Kryetarët e komunave në veri të punojnë në lokacione të tjera dhe zgjedhjet të mbahen shpejt

Borell: Marrëveshja e arritur në Ohër, do të hyjë në fuqi në një mënyrë tjetër

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Jozef Borell ka theksuar se marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër ,do të hyjë në fuqi në një mënyrë tjetër. Ai ka treguar se pala e Kosovës ka pranuar ta nënshkruaj këtë marrëveshje por ka qenë presidenti i Serbisë që nuk ka pranuar asesi ta nënshkruaj këtë marrëveshje.  “Fillimisht kemi propozuar një aneks më ambicioz, por palët nuk kanë arritur një pajtim mbi atë version. Në njërën anë, sepse besoj që Kosova nuk ka pasur fleksibiltet sa i përket substancës, dhe në anën tjetër, Serbia ka theksuar në parim që të mos nënshkruaj, edhe pse është e gatshme të implementojë. Pra marrëveshje konsiderohet e miratuar me një deklaratë që do të publikohet. Më besoni përkundër faktit që një tekst më ambicioz është propozuar në fillim, ajo mbi të cilin janë dakorduar palët, dhe zbatimi i saj përmes aneksit do të bëhet pjesë përbërse drejt rrugëtimit të tyre evropian”, tha Borrell sipas përkthimit zyrtar të deklaratës së tij.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

KDI kundër votimit të fshehtë për kryetarin e Kuvendit: Precedent i rrezikshëm dhe në kundërshtim me parimet demokratike

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka kundërshtuar qëndrimin e deputetit të Vetëvendosjes, Hekuran …