Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shfaqur rezervat e tij në mbarëvajtjen e  marrëveshja së arritur në Ohër

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shfaqur rezervat e tij në mbarëvajtjen e  marrëveshja së arritur në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vënë në pah se ndonëse pati një marrëveshje, nuk pati nënshkrim të saj. “Le të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje sonte dhe që marrëveshja e rënë dakord por e pa nënshkruar të mos jetë një tjetër mashtrim ballkanik! Përndryshe kjo do të ishte një arritje historike që do të shpallte një pranverë të shumëpritur në marrëdhëniet mes dy kombeve më të mëdha të Ballkanit. Dhe le t’i urojmë sinqerisht katër protagonistët e tryezës së sotme të Ohrit, duke uruar që së shpejti marrëveshja e panënshkruar të kthehet në një realitet të ri të pakthyeshëm mes Kosovës dhe Serbisë, shqiptarëve dhe serbëve, Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian” ka shkruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …