Jeffrey M. Hovenier

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier e ka vlerësuar lart marrëveshjen e arritur në Ohër

Ambasadori i shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Jeffrey Hovenier e ka vlerësuar lart marrëveshjen e arritur në Ohër. Ai e ka vlerësuar si është shumë e rëndësishme që ka pajtueshmëri mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. “Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë mbështetje të plotë për zbatimin e këtyre obligimeve, në përputhje me përpjekjet tona afatgjata për të avancuar sigurinë dhe stabilitetin për popullin e Kosovës dhe rajonit”, ka shkruar në Twitter, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Jeffrey Hovenier.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …